Barcelona sërish është hedhur në sulm për mesfushorin e PSG-së, Marco Verrattin.

Klubi katalonas edhe në verën e kaluar kishte tentuar që të transferojë italianin, mirëpo, Verratti kishte vendosur t’i qëndrojë ‘besnik’ klubit parisien.

Por, ‘Blaugranat’, sipas medieve spanjolle, kanë rikthyer interesimin për reprezentuesin italian.

Verratti nuk ka qenë pjesë e startuese këtë sezon të garave në skuadrën e Pochettino-s, dhe Barcelona do të provoj të përfiton nga kjo situatë.

“Marco Verratti është në ‘radarin’ e Barcelonës. Ai mbetet objektiv i gjigantit të La Ligës”, shkruan ‘Mundo Deportivo’.

Ndryshe, italiani po monitorohet edhe nga disa klube tjera italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *