Pablo Neruda u lind më 12 korrik 1904 në Parral (Kil) dhe vdiq më 23 shtator 1973 në Santiago të Kilit. Neftalí Ricardo Reyes Basoalto i njohur si Pablo Neruda ishte poet, diplomat dhe politikan kilean.
Në fillim shkruante kryesisht poezi të dashurisë, e më vonë kaloi në temat shoqëroro-politike dhe në poezinë e angazhuar politike e cila flet kundër marrëzirave në luftëra dhe çdo herë në mbrojtje të të shtypurve. Botoi 19 përmbledhje të poezive, nga e cila më e njohura është “Spanishtja në zemër” në të cilën jep dridhjet, apo fotografinë e vërtetë të luftës për popullin spanjoll. Pablo Neruda konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX. Në vitin 1971 Neruda fitoi Çmimin Nobel për Letërsi, një çmim ky i kundërshtuar për shkak të aktivitetit të tij politik. Romancieri kolumbian Gabriel García Márquez e quajti “Poeti më i madh i shek. XX”