Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, lëndime trupore, dhunë në familje e jashtë saj, këto janë vetëm disa nga incidentet kriminale të 24 orëve të fundit në Republikën e Kosovës.
Më poshtë mund të gjeni të gjitha incidentet kriminale që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe në vendin tonë, të raportuara nga Policia e Kosovës:
Drejtoria Rajonale Prishtinë
INCIDENTET KRIMINALE
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & IMPORTI, EKSPORTI, FURNIZIMI, TRANSPORTIMI, NDËRMJETËSIMI, SHITJE E PAAUTORIZUAR E ARMËVE, ARMËMBAJTJE PA LEJE Prishtinë 08.05.2022-09:10. Pas disa të shtënave me armë zjarri të raportuar më parë, policia me autorizimin e Prokurorit të Shtetit , ka bërë kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar. I dyshuari ka kanosur me armë zjarri zyrtarët policorë duke ua kanosur jetën drejtpërdrejtë, me ç rast në vetmbrojtje dhe për të vënë situatën nën kontrollë njëri nga zyrtarët ka përdorur armën ndaj të dyshuarit. Si dëshmi materiale janë sekuestruar : pesë pistoleta, një AK-47, 694 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 58 gëzhoja dhe 4 predha. I dyshuari është duke u trajtuar në QKUK dhe nën sigurimin e policisë.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR Fsh. Besi 08.05.2022-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimen mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
ASGJËSIM , DËMTIM OSE HEQJE E PAISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNES Fushë Kosovë 08.05.2022-17:30. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke punuar në një konstruksion metali, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi prej 3.5 metra me ç’rast ka pësuar lëndime . Viktima është duke u trajtuar ne QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Podujevë 08.05.2022-22:02. Për shkaqe të pa njohura është përfshirë nga zjarri një trafo e rrymës elektrike. Vlera e dëmit të shkaktuar nuk dihet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, eksperti i zjarreve dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin.
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Prishtinë 08.05.2022-03:42. Zyrtari policor në kryerje të detyrës është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (nën ndikim të alkoolit). I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje .
DHUNË NË FAMILJE Prishtinë 08.05.2022-21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar dhe familjarëve të tjerë, pasi që i njëjti dyshohet se është përdorues i substancave narkotike. I dyshuari është dërguar në trajtim mjekësor në kliniken e psikiatrisë .
RASTET TJERA- NGJARJET: Asgjë me rëndësi për të raportuar.
◄ Drejtoria Rajonale Gjilan
INCIDENTET KRIMINALE Asgjë me rëndësi për të raportuar .
RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TRUPORE Gjilan 08.05.2022-12:20. Është raportuar për një aksident trafiku në mes tri automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy nga drejtueset meshkuj kosovarë të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.
◄ Drejtoria Rajonale Ferizaj
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM TRUPOR Ferizaj 08.05.2022-16:30. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK pasi që dyshohet se është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.
ARMËMBAJTJE PA LEJE Fsh. Greme , Ferizaj 08.05.2022-22:30 . Pas marrjes së një informate për posedim të armës njësitet policore kanë shkuar te i dyshuari mashkull kosovar i cili ka dorëzuar një pistolete te kalibrit 9 mm me një karikatorë me dy fishekë të të njëjtit kalibër dhe një pushke ajrore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje .
RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU Rr. Sefë Kosharja, Ferizaj 08.05.2022-17:08.Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti duke e drejtuar motoçikletën nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore.
◄ Drejtoria Rajonale Prizren
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE & ZJARRËVËNJE Prizren 08.05.2022-01:30. Në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë objekti pronë e viktimës mashkull kosovar. Njësiti i zjarrfikësve kanë shuar zjarri ku në vendin e ngjarje kanë vërejtur një AK-47 me dy karikator. Policia ka sekuestruar armën. Rasti në procedur të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE Prizren 08.05.2022-13:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje rreth një kontesti pronësor, është kanosur me jetë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
RASTET TJERA- NGJARJET: Asgjë me rëndësi për të raportuar.
◄ Drejtoria Rajonale Pejë
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR Istog 08.05.2022-02:00-04:00. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që janë sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë. Katër prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje . Një prej tyre gjenden në arrati.
DHUNË NË FAMILJE · Pejë 08.05.2022-02:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë në familje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje . · Deçan 08.05.2022-16:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimen femer kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjeksorë . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje .
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE Pejë 08.05.2022-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit te i njejti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA- NGJARJET: Asgjë me rëndësi për të raportuar.
◄ Drejtoria Rajonale Gjakovë
INCIDENTET KRIMINALE
PENGIM I PERSONIT ZYRTAR Rahovec 08.05.2022-00:45. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dhe gjatë shqiptimit të një tikete i ka penguar zyrtar policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje .
DETYRIM Malishevë 07.05.2022-18:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte detyruar nga i dyshuari mashkull kosovar që të paguajë një shumë parash lidhur me një mosmarrëveshje. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE · Malishevë 08.05.2022-16:05. Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar: dy qese të vogla substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 3 gram, një mulli për bluarje dhe një thikë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje . · Malishevë 08.05.2022- 17:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një gjysmë cigare e cila dyshohet se ishte e mbushur me substancë të dyshuar narkotike . Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
MOS ZBATIM I URDHËRIT TË LIGJSHËM Malishevë 08.05.2022- 17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka tentuar të futej ne stadion ku ishte duke u zhvilluar një ndeshje futbollistike .Të dyshuarit i është bërë alkool testi i cili ka rezultuar me 1.08 promilë dhe pasi ka kaluar gjendja e tij e dehur është intervistuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR Rahovec 08.05.2022-19:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimen femër kosovare, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
PERSON I ZHDUKUR Rahovec 07.05.2022-08:50. Me 08.05.2022 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.
◄ Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug
INCIDENTET KRIMINALE
MASHTRIM Vushtrri 21.04.2022-:13. Më 08.05.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, duke e mashtruar për ti rregulluar një dokumentacion për vizë pune, i ka kërkuar-marr një shumë parash prej dhe nuk i është lajmëruar më. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.
RASTET TJERA- NGJARJET: Asgjë me rëndësi për të raportuar.
◄ Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri
INCIDENTET KRIMINALE
SULM Mitrovicë Veri 07.05.2022-22:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.
RASTET TJERA- NGJARJET: Asgjë me rëndësi për të raportuar.
DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE SPK. Stanqiq 08.05.2022-12:10. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar, i është gjetur dhe sekuestruar një thikë . I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.
KONTRABANDIM ME MIGRANT SPK. Hani i Elezit 08.05.2022-22:30. Një mashkull Turk Shtetas i Turqisë i cili ishte me kamionin e tij me rimorkio, me targa të Kosovës -pronë e një kompanie kosovare dhe i cili vinte me mallra nga Turqia është kontrolluar nga zyrtarët policor dhe në rimorkio janë hasur dy persona Marokien pa dokumente te identifikimit. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësite relevante. Po ashtu lidhur me rastin mbetet që i dyshuari së bashku me pronarin e kompanisë të paraqiten për intervistim.
KALIM I PA AUTORIZUAR I KUFIRIT · Jarinje-Bistricë 08.05.2022-00:13. Gjatë patrullimit janë ndaluar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër Serb-e, nën dyshimin se të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-R.Kosovës. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. · Fsh. Banjë 08.05.2022-20:00 . Është ndaluar i dyshuari mashkull Serb pasi që i njëjti dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin. Gjatë kontrollit të veturës se tij janë hasur edhe 31 pako me vaj ushqimor. I dyshuari është intervistuar . Me vendim të prokurorit rastri shkon në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA- NGJARJET: Asgjë me rëndësi për të raportuar. |
STATISTIKAT E PËRGJITHSHME: | ||||||||||||||||||
|
Me respekt,
Zyra për informim