Ish-sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, i dërgoi një mesazh Realit. Ish-golashënuesi francez shpjegoi se Los Blancos i frikësohen Barçës.
“Të gjitha klubet evropiane kanë frikë nga Real Madridi dhe Reali ka frikë nga Barcelona”, ka thënë Henry.
Ish-lojtari francez, tashmë konsulent, shpjegoi gjithashtu se për të ishte Liverpooli që do të fitonte finalen e Ligës së Kampionëve më 28 maj kundër Realit.
“Personalisht, besoj se Liverpooli do ta fitojë Ligën e Kampionëve. Ata janë më të fortë se Madridi”, ka deklaruar Henry për CBS Sport.