Një nënë nga Kalifornia ka pranuar se ka vrarë 3 fëmijët e saj dhe dyshohet se në ndihmë i ka ardhur djali i saj 16-vjeçar.
Angela Down Flores, 38 vjeçe(në foton kryesore me këtë lajm) iu tha autoriteteve se vrau vajzën e saj Natalie, 12 vjeç, dhe djemtë e saj binjakë Nathan dhe Kevin 8 vjeç.
Më pas ajo shkoi në oborrin e fqinjit të saj, hapi një bibël dhe ndezi një qiri.
Fëmijët u gjetën pa jetë në banesë, pas një telefonate që sinjalizoi policinë.
Mbetet e paqartë se cili është shkaku që e shtyu nënën të kryente krimin e rëndë.
Fëmijët u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes.
Tragjedia bëhet edhe më e madhe pasi ngjarja ku nëna vrau fëmijët e saj ndodhi më 8 maj, pikërisht në Ditën e Nënës.