Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit për të gjitha rastet:
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik” dhe tre (3) persona, në raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe një (1) person i dyshuar për veprën penale “Sulmi seksual”.
Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, në dy raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të bazuar se personat e dyshuar kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, pranë gjykatës kompetente, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra penale. Një person i ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person i ndalur për veprën penale “Kanosje”.
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, dhe “Lëndim i lehtë trupor”.