Nga raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës:
Pejë 09.05.2022 – 11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që kishte me djalin e saj te dyshuarin mashkull kosovar ishte sulmuar fizikisht prej tij dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. Më datë 10.05.2022 është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ishte në arrati. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Ferizaj 09.05.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me nënën e tij është revoltuar dhe ka demoluar orenditë në shtëpi. I dyshuari është përsëritës i veprimeve të tilla. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.