Profesoresha Hatixhe Latifi-Pupovci ka bërë sot edhe një reagim rreth rastit të sulmit që ndodhi një ditë më parë ndaj saj, kur ajo u sulmua nga Dr. Arsim Gashi.
Më poshtë e gjeni reagimin e saj të sotëm.
“Të dashur miq,
Ju falënderoj shumë për përkrahjen morale që po me jepni me reagimet e juaja ndaj një gjesti të shëmtuar e qyqar!
Ju garantoj,
Nuk ka dhunë që më sprapsë nga parimet e mia, as grushti e as plumbi! Nota e Fiziologjisë nuk do të merret pa u merituar nga askush e as nga fëmijët e kolegëve të mi. Me dorën time nuk nënshkruaj mbytjen e fëmijës tim e fëmijës tuaj “nesër”.
Përgjithmonë e atyre që duan drejtësi e rend në këtë vend.”
Ndërkohë Policia e Koosvës ka njoftuar sot se e ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë mjekun që e sulmoi profesoreshën Latifi-Pupovci.