Shqipëria nuk do të jetë pjesë e finales së “Eurovision 2022”.
Këngëtarja Ronela Hajati nuk është përzgjedhur për të performuar këngën e saj “Sekret” në mbrëmjen e së shtunës (14 maj).
Shtetet e tjera që janë kualifikuar mbrëmjen e sotme për në finalen e Eurovision 2022 janë: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia, Holanda.
Në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit pritet të interpretojnë shtetet e tjera si: Finlanda, Izraeli, Serbia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Malta, San Marino, Australia, Qipro, Irlanda, Maqedonia e Veriut, Estonia, Rumania, Polanda, Mali i Zi, Belgjika, Suedia dhe Republika Çeke.
Nata e dytë gjysmëfinale duhet theksuar se mbahet më 12 maj, kurse finalja e madhe të shtunën (14 maj).