Sot rreth orës 08:00 të mëngjesit, hoxha nga Sverka e Gashit të Komunës së Klinës, Afrim Kastrati ishte nisur për kontroll në Prishtinë, për shkak të problemeve shëndetësore, por me të arritur në fshatin Kijevë atij iu përkeqësua gjendja.

Sinjali mëson se hoxha 57-vjeçar pësoi sulm kardiak rrugës dhe më pas u dërgua në Qendrën e Mjekësisë Familjare për të marrë trajtim mjekësor, por përkundër përpjekjeve të mjekëve që intervenuan, ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 18:00.

Njoftimin dhe ngushëllime me rastin e vdekjes së hoxhës nga Sverka ka bërë edhe Bashkësia Islame e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *