Deputetët e grupit të Rithemelimit kanë bërë ditën e sotme kërkesë për të miratuar një rezolutë për krimet e Serbisë në Bosnje dhe kjo është bërë shkak për replika të forta në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Ky votim ka sjellë edhe tensionimin e Berishës, i cili u çua nga vendi dhe filmoi të gjithë socialistët që ngritën kartonat, duke i akuzuar ata si pengje të presidentit serb.

Berisha ka mohuar gjithashtu çdo akuzë që bëri Balla, se ka shkelur embargon e OKB duke furnizuar me naftë Serbinë, pak muaj para masakrës së Bosnjes.

“Votimi që ju bëtë sot kundër rezolutës i shërben vetëm Aleksandër Vuiçiçit. Po çfarë mund të presësh nga kreu i një organizatë kriminale, nga një skllav i Aleksandër Vuçiç,si mund të silleni kështu si kope. Së fundi një sqarim, Sali Berisha ka mbajtur çdo qëndrim kundër  kontrabandës, dhe ka respektuar çdo embargo që është vendosur nga OKB. Ju me votimin e sotëm të turpshëm, shkelët gjakun e 8 mijë viktimave në Bosnje”, tha Berisha në Kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *