Kryeministri italian Mario Draghi tha gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara se disa anëtarë, përfshirë Gjermaninë, tashmë po paguajnë gazin rus përmes Gazprombank në rubla. Furnizimi me gazin rus në Gjermani u reduktua me një të katërtën.
Japonia dhe Bashkimi Evropian ranë dakord në samit se do të vazhdojnë bashkëpunimin për të ushtruar presion dhe sanksione ndaj Rusisë, ndërkaq presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen tha se Moska ishte “kërcënimi më i drejtpërdrejtë” për rendin ndërkombëtar për shkak të ” luftës barbare” në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *