Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott ka mirëpritur synimin e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës, ku aplikoi dje.

Abbott ka deklaruar se dëshira e Kosovës për t’i bashkuar këtij institucioni është një sinjal përkushtimi për demokracinë, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj.

“Dëshira e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës është një sinjal i mirëseardhur i përkushtimit të saj ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve të saj”.

Është gjithashtu një shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë për të mbështetur vlerat kryesore evropiane dhe integrimet e mëtejshme ndërkombëtare. I dëshiroj suksese Kosovës!”, ka shkruar ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *