Nga Policia e Kosovës:
Rr. Agim Ramadani, Prishtinë (NN) 12.05.2022 – 10:30. E dyshuara femër kosovare është intervistuar, pasi që e njëjta është takuar në rrugë duke kërkuar lëmosh s’ bashku me dy fëmijët e saj. Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.
Rr. Ekrem Rexha, Prizren 12.05.2022 – 15:00. I dyshuari mashkull kosovar është intervistuar, pasi që i njëjti është takuar në rrugë duke kërkuar lëmosh s’ bashku me një fëmijë të tij. Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.
Sheshi Mehë Uka, Mitrovicë Jug 12.05.2022 – 20:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që fëmijët e saj janë hasur duke kërkuar lëmosh në rrugë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.