Po planifikohet pushim mjekësor për gratë që vuajnë nga dhimbje të forta menstruale.
Sipas projektligjit të ri, gratë mund të kenë tre ditë pushim mjekësor në muaj dhe në disa rrethana pesë ditë.
Kjo po planifikohet në Spanjë. Por politikanët kanë paralajmëruar se drafti, i cili doli në mediat spanjolle, është ende duke u punuar. Nëse miratohet, do të ishte e para e drejtë ligjore e tillë në Evropë. Vetëm disa vende në botë kanë legjislacion të tillë.
Ligji spanjoll është pjesë e një reforme më të gjerë që do të përfshijë ndryshime në ligjin e vendit për abortin dhe duhet t’i paraqitet qeverisë në fillim të javës së ardhshme. Gjithashtu planifikohet heqja e TVSH-së për disa produkte higjienike, të cilat gjithashtu duhet të jenë falas në shkolla.
Drafti i ri përfshin gjithashtu pushimin e zgjatur të lehonisë me pagesë para lindjes.