Pjesë nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Yll Morina, Gjakovë 13.05.2022 – 12:50. Një mashkull kosovar mësimdhënës, ka raportuar se në objektin e shkollës i dyshuari mashkull kosovar (nxënës) në dorë mbante një thikë. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit nuk i është gjetur thika. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.