Këngëtarja Luana Vjollca ka lansuar këngën e saj më të re “Si njerëz” një këngë që është bërë pasi ajo transmetoi emisionin e parë të saj “Thuaje”, gati një vit pasi u largua nga Top Channel. “Si njerëz” është një këngë e punuar me tekst të Aida Barakut dhe muzikë të Armend Rexhepagiqit
Luana Vjollca ka filluar që të kthehet në skenë fuqishëm, pas një periudhe ku ajo pushoi nga karriera e saj.
Bukuroshja shqiptare e ekranit lansoi këngën e saj më të re “Si njerëz”.
Edhe kjo këngë, ashtu si emisioni i saj, është një këngë që është kundër dhunës ndaj grave, e cila është shumë e pranishme në shoqërinë shqiptare.
Teksti dhe muzika e kësaj kënge është punuar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi.