Me ceremoni ushtarake janë rivarrosur sot në Marinë të Skënderajit 2 bashkëluftëtarë të Shaban Polluizhës. Lajmin e ka bërë me dije Bekim Jashari, i biri i heroit Hamëz Jashari i cili bashkë me djalin e Adem Jasharit, Lulzimin dhe të tjerë kanë qenë pjeë e ceremonisë.
Ky është njoftimi i Bekim Hamëz JasharitË
“Bashkë me Lulzimin, gjeneral Ilaz Derguti dhe bashkëluftëtarë tjerë të Komandantit Legjendar Adem Jashari, morëm pjesë në ceremoninë ushtarake të rivarrimit të dy vëllezërve dëshmorë, bashkëluftëtarëve të Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës, Aruq dhe Rrustem Hoti, me ç’rast vendosem lule e bëmë homazhe në vendin ku tash e tutje do të pushojnë eshtrat e tyre, në varrezat e fshatit Marinë të Skenderajt.
Aruq e Rrustem Hoti, ishin nder luftëtarët më të vendosur të asaj kohe, të cilët luftuan deri në rënie pa u trembur fare, kundër qetnikëve serb.
Kontributi i tyre është dhe do të mbetet përherë pjesë e historisë sonë të lavdishme dhe rrugës së gjatë të popullit tonë për Liri e Pavarësi.
Lavdi”







