Sot është përvjetori i rënies së heroit Mehedin A Morina nga gllareva e Komunës së Klinës. Heroi Morina kishte braktisur Holandën ku gjendej me punë dhe kishte ardhur në Kosovë që t’i shërbei atdheut. Ai ra në altarin e lirisë më 14 maj 1998 në afërsi të Gradishit, në fshatin Gexhë të Rahovecit.
Më poshtë gjeni një dedikim dhe një poezi për heroin, nga bashkëvendlësi i tij, veprimtari i çështjes kombëtare, ish i burgosuri politik, Haki Morina:
“Ndjehem krenar qe i takoj nje fshati qe ka dhene shume deshmore e luftetare te spikatur te Ushtrise Clirimtare te Kosoves!
Njeri nga te paret luftetare ishte Mehdin Morina, i cili, edhe pse te gjithe vellezerit i kishte te angazhuar ne lufte, nuk i mjaftoj, dhe u kthye nga Holanda në malet e Kosovës. Por Mehdini nuk shkoj ne Gllareven e tij, sepse vendlidje per te ishte cdo pellembe e tokes shqiptare! Ai luftoj gjithandej Kosoves, duke rene heroikisht ne Gexhe te Rahovecit!
Une pata fatin e madh, qe ne shtepine e tyre, nje kohe te gjate, te haja buke! Dhe kot s’kam hangër bukë aty. Ishin asrye shumë më të larta ato që më bënë të jem aq afër kësaj familje të madhe.
Ne kete familje, të gjithë kishin vetem nje mendim! Mendimin per lirine e Kosoves!
Njëri prej tyre, Mehdini, e dha jeten per Kosoven!
E une kam bera vetem nje poezi te vogel per te!”
NE BETEJAT E LIRISE
(Deshmorit – Mehdin Morina)
U ktheve atje ku doje
në pranverën e dashurisë
vendit tënd t’i dhuroje
lulëkuqet e lirisë
S’pate frikë prej armikut
u ngjite maleve të larta
përmbi bjeshkët e Pashtrikut
në agimet e zjarrta
I patrembur në beteja
thithe ajrin në lëndina
atdheu n’zemër të tha eja
trimi ynë Mehdi Morina
Kur e shoh atë shtëpi
foton tënde në murë
s’them gjë tjetër veç lavdi
je i gjallë dhe nuk vdes kurr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *