Nënkryetari i Komitetit për Mbrojtje i Dumës Shtetërore Ruse, Alexei Zhuravlyov, një bashkëpunëtor i ngushtë i Putinit, deklaroi se Rusia mund ta fshijë Finlandën nga faqja e dheut në dhjetë sekonda.

Ai kërcënoi gjithashtu Britaninë, duke thënë se raketave bërthamore iu duhen vetëm tre minuta për të arritur në ishull.

“Amerikanët do të bëjnë gjithçka për të sjellë Luftën e Tretë Botërore, do të përpiqen të tërheqin të gjithë Evropën në konflikt me Rusinë, do të përpiqen të ndezin situatën në Azi dhe të tronditin sa më shumë vende”, shtoi ai.

I pyetur nëse ishte e mundur që Rusia të sulmonte e para me bombë atomike, ai u përgjigj: “Sigurisht, por me kusht që vetëm nëse ekzistenca e Rusisë vihet në pikëpyetje”. Ai kërcënoi gjithashtu vendet baltike.

“Ne definitivisht nuk i frikësohemi këtyre vendeve nga kikirikët. Ata janë si martina të qelbur, do të duhet të shkelen kur të jetë e nevojshme. Insektet tani janë të vogla dhe të qelbura,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *