Olivia Riley, 41 vjeçare, u mbyt së bashku me tre qentë e saj ndërsa ishte për një shëtitje të shtunën në Chelsea, në perëndim të Londrës. Një burrë 26 vjeç është arrestuar.

41-vjeçarja, nga Suffolk, u shpall e vdekur në vendngjarje pas përplasjes në Chelsea, në perëndim të Londrës, mëngjesin e së shtunës.

Ajo është identifikuar zyrtarisht nga policia.

Drejtuesi i makinës, një 26 vjeç, u arrestua me dyshimin se ka shkaktuar vdekjen nga drejtimi i rrezikshëm.

Oficerët e Policisë iu përgjigjën raporteve për përplasjen në Cheyne Walk në orën 6:21 të mëngjesit, duke marrë pjesë me paramedikët nga Shërbimi i Ambulancës në Londër.

Duket se Olivia kishte qenë duke ecur me tre qentë e saj kur u godit nga makina Audi.

Poashtu asnjëra nga kafshët nuk arriti të mbijetoi.

Drejtuesi i mjetit është gjetur me lëndime të lehta.

Një person shkroi në Twitter menjëherë pas incidentit: “E kalova me makinë menjëherë pasi ndodhi. Skena absolutisht e tmerrshme – semaforët e prishur dhe tre qen të ngordhur në rrugë. Ka pasur dëmtime në shumë makina.”

Një tjetër i përshkroi në Facebook pasojat si “kërdi absolute”.

“Dy Labradorë të artë të vdekur dhe një që bërtiste aq fort, duke shtuar kaosin përreth. Shumë gjak dhe disa makina të thyera. Që atëherë mësova se pronarja e qenit vdiq në vendngjarje me tre qentë e saj. Zonja RIP dhe qentë e saj. Shumë e trishtuar. Lutje për familjen tuaj.”

Familjarët e gruas janë njoftuar dhe po mbështeten nga oficerë specialistë.

Fotot treguan një kordon që bllokonte zonën ndërsa batanijet e kuqe po mbulonin qentë dhe një tendë blu e skenës së krimit ishte gjithashtu në vend.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *