Nga raporti 24 orësh-Policia e Kosovës:
Lipjan 13.05.2022 – 22:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe kanosje ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Podujevë 11.05.2022 – 21:00. Është arrestuar me 14.05.2022 i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pasi është intervistuar, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Prizren 14.05.2022 – 19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, viktimës (fëmijë) femer kosovare. Sipas ankueses Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
Gjakovë 14.05.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj motrës së tij kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 14.05.2022 – 18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është kërkuar por nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
Gjakovë 14.05.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimave kosovarë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.