Finlanda ka marrë një vendim zyrtar për aplikim për anëtarësim në NATO, thuhet në njoftimin e Qeverisë, raportojnë agjencitë.
Presidenti finlandez Sauli Niiniste njoftoi të dielën se kombi skandinav do të paraqesë një kërkesë për t’u bashkuar me Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Ai kishte thënë më parë se bashkimi me bllokun padyshim do të “forconte” sigurinë kombëtare të Finlandës.

Nëse Helsinki i bashkohet aleancës, kjo do t’i japë fund politikës dhjetëvjeçare të neutralitetit, gjatë së cilës Finlanda kishte marrëdhënie miqësore politike dhe ekonomike me të dy blloqet perëndimore dhe lindore gjatë Luftës së Ftohtë.

Më herët, presidenti dhe kryeministri i vendit mbështetën idenë e anëtarësimit në bllokun ushtarak, duke theksuar, në të njëjtën kohë, se nuk ka asnjë kërcënim ushtarak për Finlandën nga Rusia.

Pavarësisht anëtarësimit në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s në vitin 1994, vendi nuk është bashkuar drejtpërdrejt me bllokun, duke ruajtur statusin e tij neutral.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *