Një grup ushtarësh të Ukrainës lanë armët për një moment për të festuar triumfin e vendit të tyre në festivalin e Eurovisionit.

Nga një bodrum, ata u shprehën optimist se lufta do të ndalej dhe vitin e ardhshëm do të jenë në gjendje ta organizojnë festivalin më të madh të këngës europiane.

Kështu u zotua edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Pas triumfit në Eurovision, ai tha se vendi i tij do ta fitojë luftën dhe vitin e ardhshëm Festivali Europian i Këngës do të zhvillohet në Mariupol, i cili është një nga qytetet që ka vuajtur më shumë pasojat e luftës, ku janë vrarë me mijëra persona. /A2CNN

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *