Ministri i Jashtëm kroat Gordan Grliç Radman tha se NATO duhet të angazhohet më shumë në Ballkanin Perëndimor.
Radman tha se pjesëmarrësve të samitit të vendeve anëtare të NATO-s në Berlin do t’u theksojë nevojën për një angazhim më të fuqishëm të Aleancës në Evropën Juglindore, përkatësisht në Ballkanin Perëndimor, kur bëhet fjalë për proceset demokratike dhe të gjitha proceset reformuese në ato vende.
Përpara samitit, Grliç Radman tha se është e nevojshme të inkurajohen këto vende në përpjekjet e tyre për t’u anëtarësuar në NATO. Ai shtoi se do të theksonte krizën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe nevojën për të ndryshuar ligjin zgjedhor, i cili duhet të pasqyrojë miratimin e ndryshimeve të rëndësishme që do të rregullonin barazinë e tre popujve përbërës në përputhje me marrëveshjet e Dejtonit dhe Parisit, ka raportuar ” Index”.
“Vetëm një Bosnjë dhe Hercegovinë institucionalisht funksionale e bazuar në barazinë e tre popujve përbërës dhe qytetarëve të tjerë mund të jetë e begatë dhe mund të arrijë një perspektivë evropiane dhe anëtarësimin në NATO,” tha Grliç Radman. “Sigurisht, ne duhet të shohim se cili është pozicioni i Turqisë. për atë çështje. Por jam i sigurt se në fund do të mbizotërojë uniteti kur është fjala për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, me të cilët ndajmë të njëjtat vlera dhe do të gjejmë një gjuhë të përbashkët”, tha Grliç Radman.