Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se “Ukraina mund ta fitojë luftën” kundër Rusisë.

Duke folur nga Brukseli, Sekretari i Përgjithshëm tha se Rusia nuk arriti të pushtonte Kievin dhe Kharkovin dhe se e shtyu sulmin në Donbas.

“Ofensiva e Rusisë në Ukrainë po dështon dhe operacioni i saj në rajonin e Donbasit ka ngecur”, tha ai.

“Operacioni ushtarak rus në Ukrainë nuk po shkon siç ishte planifikuar nga Moska. Ata nuk arritën të kapnin Kievin. Ata po tërhiqen nga Kharkovi dhe ofensiva e tyre e madhe në Donbas është ndalur,” shtoi ai.

Stoltenberg thotë se NATO po monitoron me shumë kujdes atë që po bën Rusia dhe se është e gatshme të reagojë nëse Rusia fillon ndonjë sulm ndaj anëtarëve të NATO-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *