Rusia nuk merakoset që G7 nuk i njeh ndryshimet në kufijtë e Ukrainës, dhe thotë se “vullneti i njerëzve që jetojnë atje është i rëndësishëm.”
Kështu deklaroi zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitri Medvedev, duke komentuar deklaratën e përbashkët të ministrave të jashtëm të G7.
Ai gjithashtu bëri thirrje që të mos harrohet “precedenti i Kosovës”. Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë iu referua edhe temës së dërgesave të armëve në Ukrainë.
“Kiev do të marrë armë për aq kohë sa i nevojitet. Kjo do të thotë, G7 do të vazhdojë të bëjë një luftë të fshehtë me Rusinë në vend që të merret me problemet në furnizimin me karburant dhe ushqim për banorët e tij të pakënaqur”, shkroi Medvedev në Telegram.

“Duhet kujtuar se ministrat e jashtëm të grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara (G7) nuk do t’i njohin kurrë ndryshimet në kufijtë e Ukrainës dhe paralajmërojnë se lufta po shkakton një krizë globale ushqimore dhe energjitike”, tha Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Berbok.

“Ne kurrë nuk do t’i njohim ndryshimet në kufijtë që Rusia dëshiron të zbatojë me forcë,” tha ajo pas një takimi tre-ditor në komunën e Wangels në Gjermaninë veriore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *