Sot është përvjetori i themelimit të Spitalit Ushtarak të UÇK-së në fshatin Gajrak të Malishevës. Këtë ngjarje me rëndësi historike e ka përkujtuar Udhëheqësi i këtij Spitali Ushtarak, Dr. Bajrush Hoti.
Më poshtë gjeni dedikimin e z. Hoti në lidhje me këtë ngjarje historike:
“24 vite më parë me 15 Maj 1998, në fshatin Gajrak u bën të gjitha përgaditjet për fillimin e punës në Spitalit Ushtarak të UÇK-së, në kuadër të njësitit Lumi dhe po këtë datë 15 Maj 1998 ndodhi sterilizimi i parë i paisjeve kirurgjike. Në këtë spital u kryen shumë operacione e vizita mjekësore për pacient civil e ushtarë të UÇK nga të gjitha Zonat Operative të Kosovës. Prandaj, shfrytëzoj rastin ti falenderoj të gjithë kolegët, teknik medicinal, motra medicinale, mjekët e përgjithshëm, e specialist si, Anesteziolog, Ortoped, Kirurg, Neurokirurg, Neuropsikiatër e shumë specialistë të tjerë,si dhe Ushtarët roje që kontribuan në Spitalin Ushtarak të UÇK-së në Gajrak, si dhe falenderim të pa fund për të gjithë banorët e fshatit Gajrak për kontributin e dhënë.
Me respekt,
Udhëheqësi i Spitalit Ushtarak – Gajrak.
Bajrush Hoti.”/Press Online/





