Në një sulm vetëvrasës në veriperëndim të Pakistanit, tre anëtarë të ushtrisë dhe tre fëmijë u vranë pranë kufirit me Afganistanin.
Ushtria tha se sulmuesi vetëvrasës aktivizoi jelekun me eksploziv pranë automjetit të patrullës së sigurisë në fshatin afër qytetit të Mir Ali, në rrethin fisnor të Vaziristanit të Veriut, raportoi AP. Dy ushtarë u vranë në vend, ndërsa një ushtar i tretë, si dhe fëmijë që luanin aty pranë, u plagosën rëndë.
Ata u dërguan me helikopter në spital, por asnjëri prej tyre nuk mbijetoi.
Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe ushtria tha se forcat e sigurisë dhe inteligjenca filluan të kontrollonin zonën në kërkim të kamikazëve.
Rajoni, shton AP, ka qenë një strehë për militantët vendas dhe të huaj për vite me radhë.
Ushtria kreu një operacion të madh pasi militantët sulmuan një shkollë ushtarake në Peshawar në vitin 2014, duke vrarë më shumë se 150 njerëz, shumica prej tyre studentë.