Presidenti serb Aleksandër Vuçiq në një intervistë është ankuar për faktin se presidenti rus Vlladimir Putin kur kërkon pavarësimin e disa pjesëve të Ukrainës ku jeton popullatë ruse e ndërlidhë me pavarësimin e Kosovës dhe njohjen e saj nga komuniteti ndërkombëtar.

“Kur Medvedev dhe Putin i referohen çështjes së Kosovës, ata nuk kanë shembull tjetër përveç atij. Nuk është e drejtë për ne, por është për ta. Ata përdorin vetëm atë që kanë. Ata kanë nxjerrë një shkelje brutale të së drejtës ndërkombëtare dhe tani po i përmbahen asaj”, tha ai.

Ai tha se Serbia është viktima më e madhe në gjithë këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *