Njoftimi nga Policia e Kosovës:
Ferizaj 15.05.2022-21:00 Një veturë me targa vendore dhe një traktor me ngasës meshkuj kosovar, si pasoj e mos mbajtjes së distancës gjatë lëvizjes nga ana e drejtuesit të veturës si dhe drejtimi i traktorit pa drita sinjalizuese nga ana e drejtuesit të traktorit, janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit. I lënduari është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK.