Njoftimi nga Policia e Kosovës:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR & Kanosje
Prishtinë 15.05.2022-08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie të më hershme, kishte shkuar në familjen e viktimës dhe i kishte sulmuar fizikisht familjarët e saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.