Kronikë policore:

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & Kanosje

Rr. Pandeli Sotiri, Vushtrri 15.05.2022-23:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, të cilët ishin përshirë në një përleshje në mes disa personave. Të dyshuarit, në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor të cilët kanë pësuar lëndime, e po ashtu i kanë kanosur e fyer të njëjtit vazhdimisht, ndërsa zyrtarët policor për ta vënë situatën kanë përdorur sprej-in. Zyrtarëve policor u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarve pasi u është dhënë tretmani mjekësor të cilin fillimisht e kishin refuzuar, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”

Ndërkohë kanë dalë detaje rreth incidentit të raportuar nga Policia e Kosovës. Gazeta Sinjali mëson se fillimisht Policia ka marrë informacionin për një rrahje mes disa personave në një lokal, ku kërkohej intervenim, që të parandalohej përshkallëzimi i situatës. Një patrullë policore i është përgjigjur rastit dhe ka ndërhyrë në përleshjen që po ndodhte mes disa personave.

Por, Policia hasi në rezistencë, kur tentoi t’i arrestojë të dyshuarit e përfshirë në rast. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se njëri nga të dyshuarit i ka sulmuar policët, me ç’rast njërit ia ka grisur uniformën dhe ka tentuar që t’ia marrë armën zyrtare.

Për ta vënë  nën kontroll situatën, njëri nga zyrtarët policorë është detyruar të përdor sprej, por asgjë nuk mbaroi aty. Njëri nga të dyshuarit vazhdoi me sharje e kërcënime ndaj policëve me fjalët “kush jeni ju, po t’jau q* nanën”, teksa tjetri iu është vërsulur policëve duke iu drejtuar se “kush jeni ju që ma lidhni shokun, bre nanën jau q*, ta kom pa fytyrën ruju, se uniformën ka me jau deshë”.

Përkundër rezistencës së madhe, zyrtarët policorë kanë arritur ta vënë në pranga të dyshuarin e parë, ndërsa i dyshuari i dytë është dorëzuar më pas në Polici, por edhe aty ka vazhduar me kërcënime e sharje.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, dy të dyshuarit gjatë gjithë kohës kanë qenë të dehur. Të njëjtit janë dërguar për trajtimit mjekësor, e më pas me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Përveç tyre, ndihmë mjekësore kanë marrë edhe zyrtarët policorë, të cilët pësuan lëndime gjatë intervenimit në këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *