Një episod i jashtëzakonshëm televiziv. “60 Minuta” është emisioni kryesor i debateve dhe analizave në televizionin shtetëror rus: diskutim në studio që promovon linjën e Kremlinit në gjithçka, duke përfshirë të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” të presidentit Vladimir Putin në Ukrainë.
Dhe aty, shumë herë pohohet se ofensiva ruse po shkon sipas planit.
Ai paralajmëroi se “situata [për Rusinë] do të përkeqësohet qartë” pasi Ukraina po merr ndihmë shtesë ushtarake nga Perëndimi dhe se “ushtria ukrainase mund të armatosë një milion njerëz”.
Duke iu referuar ushtarëve ukrainas, ai vuri në dukje se “dëshira për të mbrojtur atdheun e tyre është shumë e madhe”.
“Fitorja përfundimtare në fushën e betejës përcaktohet nga morali i lartë i trupave që po derdhin gjak për idetë për të cilat janë gati të luftojnë”.
Të ftuarit e tjerë në studio heshtën; edhe prezantuesja, Olga Skabeyeva, normalisht e ashpër dhe e zëshme në mbrojtjen e saj ndaj Kremlinit, u shfaq jashtëzakonisht e nënshtruar.
Dhe siç vlerëson mediumi britanik, përcjell Telegrafi, është e rrallë të dëgjosh analiza të tilla realiste në televizionet ruse.