Megjithëse ushtria ukrainase ka shpallur fundin e luftës së saj në Mariupol, më shumë se 100,000 civilë mbeten në qytetin port juglindor, në pritje të evakuimit, tha të martën kryebashkiaku Vadym Boychenko.
“Situata ishte, është dhe mbetet mjaft e vështirë,” tha Boychenko në një intervistë në Pershyi, një kanal televiziv publik ukrainas.
“Ushqimi dhe uji i pijshëm janë në furnizim të kufizuar dhe qyteti nuk ka një sistem kanalizimi funksional, duke i vënë banorët në “pragun e një problemi epidemik”, tha ai. I njëjti shtoi se ndihma dhe bashkëpunimi nga Kombet e Bashkuara, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe organizata të tjera mund të ndihmojnë në lehtësimin e krizës humanitare.
Më shumë se 20,000 banorë kanë vdekur gjatë rrethimit prej muajsh rus të qytetit port strategjik, tha Boychenko. Varreza masive janë zbuluar në perëndim të qytetit, kanë thënë zyrtarët, dhe Boychenko vuri në dukje se rusët kanë varrosur njerëzit “në mënyra të ndryshme”.
Ushtria ukrainase përfundoi luftën e saj për Mariupolin të hënën dhe qindra trupa u evakuuan nga uzina e hekurit dhe çelikut Azovstal, e cila shërbeu si një vendqëndrim përfundimtar për rreth 1000 luftëtarë. Në fillim të këtij muaji, gratë dhe fëmijët u evakuuan nga uzina.
Sa i përket civilëve që mbeten në Mariupol, Boychenko tha se “është shumë e vështirë të largohesh” nga qyteti.
“Ata nuk janë tradhtarë; ata janë ukrainas”, tha ai për banorët. “Për fat të keq, ndodh që janë kapur rob”, shtoi Boychenko..