Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, goditi shokët e tij të skuadrës, Arsenalit pas humbjes së trisht 2-0 nga Newcastle, një humbje që i jep fund shpresave të tyre për të siguruar një përfundim në top-katërshe.
Gary Neville iu kundërpërgjigj Granit Xhakës pasi mesfushori i Arsenalit u dha një mesazh shokëve të tij të skuadrës në mënyrë shpërthyese pas humbjes së tyre të tmerrshme ndaj Newcastle United.

Një autogol i Ben White dhe një goditje e vonuar nga Bruno Guimares i dënuan “Topgjinjtë” me një humbje 2-0, e cila u dha fund shpresave të tyre për një përfundim në Champions League.

Xhaka dha një opinion “brutalisht” të sinqertë pas ndeshjes, duke akuzuar kolegët e tij për mungesën e mentalitetit që u duhej për të marrë një rezultat para një turme të zjarrtë vendase.
Ja komentet e plota të mesfushorit zviceran për Sky Sports: “Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Nga minuta e parë deri në të 90-ën nuk e merituam të ishim në fushë. Unë nuk mund t’ju shpjegoj pse. Ne nuk bëmë atë që ishte plani i lojës, duke mos dëgjuar trajnerin. Ajo që ndodhi ishte një paraqitje katastrofike. Ju nuk e meritoni të luani Champions League apo edhe Europa League. Është shumë e vështirë ta përballosh për momentin. Nuk e di pse nuk po bëjmë atë që kërkon trajneri nga ne.”

I pyetur nëse mungesa e përvojës në skuadër ishte një problem, ai shtoi: “Nëse dikush nuk është gati për lojë, le të qëndrojë në shtëpi. Nuk ka rëndësi mosha juaj. Nëse jeni nervoz, qëndroni në stol ose qëndroni në shtëpi”.

“Ishte një nga ndeshjet më të rëndësishme për ne. Ne ndihemi shumë të zhgënjyer për njerëzit që erdhën këtu. Më vjen keq për ata [tifozët], nuk kam fjalë të tjera. Plani i lojës ishte krejtësisht i ndryshëm nga ai që bëmë gjatë 90 minutave. Ne po presim për gjashtë vjet. Ne kishim gjithçka në duart tona. Ne dukej sikur ishim në pozicionin ku është Newcastle dhe ata të ishin aty ku jemi ne”.

Në një intervistë të mëvonshme me BBC Sport, Xhaka dyfishoi komentet e tij dhe theksoi se futbolistët i injoruan në mënyrë eksplicite udhëzimet e Artetës. “Ne donim të bënim një lojë të madhe, por nuk ndodhi. Është shumë e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Nëse nuk e dëgjon trajnerin dhe nuk bën gjërat e tua, nuk funksionon. Njerëzit flasin gjithmonë për liderët. Ne nuk po luajmë tenis, ne po luajmë futboll. Nëse dikush nuk është gati për këtë presion, qëndroni në shtëpi. Nuk mund të vini këtu dhe të luani kështu. Ne dukeshim shumë keq sot. Plani i lojës ishte krejtësisht i ndryshëm, ne luajtëm një lojë krejtësisht të ndryshme. Ata po vraponin nga minuta e parë deri në 96. Kur luan kështu, nuk e meriton të luash në Champions League. Puna është presioni. Nëse nuk e përballon dot presionin, përfundon si sot. Duket sikur nuk mund të bëjmë diçka kundër presionit.”

Por eksperti i Sky Sports, Gary Neville mendimet e sinqerta të Xhakës i quajti “turp”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *