Trupi i pajetë i një të riu është gjetur në Danubin e Beogradit pranë “Ada Hujës”. Siç merr vesh jozyrtarisht Jutarnji list, garderoba e mashkullit në parim i përgjigjet përshkrimit të garderobës që kishte veshur Matej Perish nga Spliti natën e zhdukjes së tij. Kroati nga Soliti Perish ishte zhdukur në Beograd natën mes ndërrimit të viteve 2021/22.
Trupi i pajetë i gjinisë mashkullore që u gjet në Danub ishte i veshur me xhinse, një bluzë me print dhe një atlete të bardhë, e cila përputhet me garderobën që Perish kishte veshur natën e zhdukjes së tij.
Gazeta serbe “Blic” ka bërë të ditur se bluza e gjetur në trupin e një të riu është identike me atë të veshur nga Perishi në natën fatale dhe se është një bluzë e errët me një stamp jaguar dhe një mbishkrim të shkruar në të verdhë.
Trupi i pajetë është gjetur rreth orës 9.30 të mëngjesit.
Policia ka nxjerrë trupin e pajetë dhe menjëherë në vendngjarje kanë shkuar ekspertët e mjekësisë ligjore.
Prokuroria ka konfirmuar se është gjetur trupi i një personi të panjohur deri tani.
“Zëvendës Prokurori i Lartë Publik në detyrë në Beograd ka kryer kontroll në vend dhe ka urdhëruar autopsi, analiza toksikologjike dhe ADN, me të cilat do të përcaktohet identiteti i personit të panjohur aktualisht, si dhe shkaku i vdekjes. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria e Lartë Publike në Beograd do ta informojnë publikun me kohë për rezultatet e analizave të përmendura të kryera nga Instituti i Mjekësisë Ligjore”, thanë për Telgraf.rs nga Prokuroria e Lartë Publike.
Siç mësohet jozyrtarisht, MPB e Republikës së Kroacisë dhe MPB e Serbisë janë në komunikim të vazhdueshëm rreth këtij rasti. Pavarësisht raportimeve në media, nuk do të dilet me njoftim publik zyrtar se është Matej derisa të bëhet autopsia dhe analiza e ADN-së.
Sipas njoftimeve ky është të paktën trupi i tretë i gjetur në Danub që nga zhdukja e djalit nga Spliti.
Në ndërkohë, babai i Matej Perishit, Nenad, tha se policia serbe e ka informuar se trupi i një të riu është gjetur në Danub afër lagjes “Ada Huja” të Beogradit rreth orës 9:20 të së mërkurës, sipas përshkrimit dhe garderobës së tij.
“Ende duhet krahasuar ADN-ja, por sipas veshjeve, i riu i ka kostumet siq i kishte Matej. Epo, këtë mund t’ju them, nuk kam asgjë tjetër për momentin. Është shumë e vështirë për mua dhe prisnim një informacion më të lumtur, por çdo e vërtetë është e vërtetë dhe unë dhe familja ime duhet ta përballojmë. Ashtu është, nuk mund të them asgjë më tej. Është shumë e vështirë për mua. Do të vij në Beograd”, tha Nenad Perish për Telegrafin.
ADN-ja e të riut të gjetur do të krahasohet me ADN-në e Nenad Perishit.