Autoritetet e qytetit të Abu në Japoni po e padisin një burrë për 51 milionë jen(375.869.64 euro), përfshirë shpenzimet gjyqësore.

Një burrë (24) i cili gabimisht u pagua me miliona jen japonez shpenzoi para duke luajtur bixhoz në internet, thotë avokati i tij, shkruan BBC.

Burri mori 46.3 milion jen në llogarinë e tij bankare – para nga fondi i rikuperimit të Covid që do të ndahej midis 463 personave. Ai fillimisht tha se do të bashkëpunonte me autoritetet, por që atëherë është zhdukur.

Qyteti i Abu në Japoninë jugore po e padit këtë njeri dhe mund të ketë ndjekje penale.

Gabimi ndodhi kur 463 familje me të ardhura të ulëta do të merrnin 100,000 jen si pjesë e ndihmës së qeverisë për të lehtësuar pasojat financiare të shkaktuara nga pandemia.

Megjithatë, më 8 prill, të gjitha paratë (46.3 milionë jen) përfunduan aksidentalisht në llogarinë bankare të personit në fjalë.

Hetimi tregoi se ai tërhoqi 600 mijë jen nga llogaria e tij çdo ditë për dy javë, shkruajnë mediat lokale.

Kur autoritetet më në fund e kontaktuan, ai tha se nuk kishte para.

“Unë tashmë i kam hargjuar paratë. Ato nuk mund të kthehen më”, tha ai. – “Kjo nuk mund të rregullohet më. Unë nuk do të iki. Unë do të paguaj për krimin tim”.

Avokati i këtij personi tha për mediat të martën se klienti i tij po bashkëpunonte me autoritetet dhe ra dakord të fliste me policinë. Por që nga ngritja e aktakuzës, autoritetet nuk kanë arritur ta kontaktojnë atë.

Burri përdori një smartphone për të luajtur kumar nëpër kazinotë në internet, shpjegoi avokati i tij.

“Për momentin nuk kam para dhe nuk kam asnjë pronë që mund ta shes. Nuk ka gjasa që unë të mund t’i kthej ato”, e citoi avokati, siç raporton gazeta “Asahi Shimbun”.

Autoritetet e qytetit të Abu po e padisin burrin për 51 milionë jen, përfshirë shpenzimet gjyqësore.

Kryebashkiaku Norihiko Hanada u tha banorëve se i vinte ‘shumë keq’ për gabimin dhe se zyra e tij ‘do të bënte gjithçka që mundet për të rikuperuar fondet publike’.

Ndërkohë, ka nisur një valë e re pagesash prej 100 mijë jenësh për familjet në nevojë, shkruan BBC, përcjellë Press Online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *