Ministria ruse e Mbrojtjes lëshoi ​​një deklaratë sot në Telegram duke thënë se i kishte kërkuar komitetit hetimor të Rusisë të jepte informacion mbi “veprimet e paligjshme të formacioneve të armatosura ukrainase në lidhje me përdorimin e objekteve civile për qëllime ushtarake”.

Pretendohet se “Batalioni Azov përdorte kopshte dhe shkolla për pajisjen e kazermave” dhe se “pjesëtarët e batalionit Aidar pajisin edhe pozicionet luftarake në vende të paparashikuara për këtë, duke krijuar një rrezik real për popullatën civile”.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon gjithashtu se në rajonin e Dnipropetrovsk, forcat ukrainase kanë organizuar operacione ushtarake në spitale dhe se “stafi dhe pacientët e institucioneve mjekësore mbahen si mburoja njerëzore”.

Ndërkohë ëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar i ka thënë BBC-së se operacioni i shpëtimit nga uzina e çelikut Azovstal do të përfundojë vetëm kur të gjithë mbrojtësit e Mariupolit të evakuohen në territoret nën kontrollin e Ukrainës.

“Ka ende shumë njerëz në Azovstal dhe ne po vazhdojmë negociatat për t’i larguar ata nga atje,” thotë Maliar.

Ajo theksoi se ky është një operacion i ndjeshëm dhe se çdo urdhër mund të jetë i rrezikshëm për jetën e njerëzve.

Thirrjet e politikanëve në Moskë për të sjellë disa nga ata të marrë nga fabrika e çelikut në gjyqin e krimeve të luftës “me shumë gjasa janë bërë për shkak të propagandës së brendshme në Rusi,” tha Maliar.

“Negociatat janë ende në vazhdim dhe shpresojmë për një rezultat pozitiv”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *