Drejtoria Rajonale Prishtinë

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

LAJMËRIM I RREJSHËM

Prishtinë 18.05.2022 – 11:10. Njësitet policore pas pranimit të një informate (anonime) se në ambientet e një shkolle  është vendosur një mjet i dyshuar shpërthyes (bombë), kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë kontrollimin e gjithë hapësirës së shkollës brenda dhe jashtë, dhe ka rezultuar se nuk ka asgjë të dyshuar. Rreth orës 13:30 të gjitha njësitet policore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Rasti mbetet në procedurë hetimore.

 

DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë 17.05.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Rr. Taulantia, Prishtinë (NN)18.05.2022-16:20. I dyshuari mashkull, pasi ka vërejtur njësitet policore ka arritur që me shpejtësi  t’i shmanget zyrtarëve policor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 9.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë të cilët dyshohet se e ka hedhur i dyshuari. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

 

NGACMIM

Gllogoc 14.08.2021. Në lidhje me rastin, me 18.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur kishte shqetësuar  djalin e tij viktimën mashkull kosovar duke i lënë disa mbishkrime në derën e shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. 12 Qershori, Prishtinë 18.05.2022 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte qenë i përfshirë në një rrahje me 3 persona meshkuj kosovar dhe kishte tentuar që të përdorte një elektroshok të cilin e kishte në posedim. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. 12 Qershori, Prishtinë 18.05.2022 – 15:00. Janë arrestuar tre të dyshuar të mitur meshkuj kosovar për shkak se  i kishin sulmuar fizikisht  tri viktimat meshkuj kosovar njëri prej tyre i mitur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, kurse i treti për shkak se kishte qenë i sëmur është liruar në procedurë të rregullt.

 

LËNDIM TRUPOR

·         Fsh. Trudë, Prishtinë 30.04.2022 – 23:00. Lidhur me rastin me datën 18.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte qenë në kërkim policor  për shkak se pas një mosmarrëveshje në komunikacion e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

·         Fsh. Shkabaj, Prishtinë 18.05.2022 – 14:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shtetas i huaj për shkak se kishte vjedhur një gjaket brenda në veturën e viktimës mashkull kosovar dhe kishte tentuar ta vjedhë edhe veturën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Raport shtesë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Rr. Shefki Kuleta, Fushë Kosovë 29.11.2021 – 05:50 Në lidhje me rastin me datën 18.05.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

RASTET TJERA- NGJARJET:

 

GJETJE E MBETJEVE MORTORE

Fsh. Zhiti, Podujevë 15.05.2022 – 17:52. Dëshmitari mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar tokën, kishte hasur në disa eshtra të cilët dyshohet të jenë të njeriut. Eshtrat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminime të mëtutjeshme.

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Fsh. Janjevë, Lipjan 18.05.2022 – 09:25. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar.

 

                                  Drejtoria Rajonale Gjilan

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

MASHTRIM

Viti 18.05.2022 – 09:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të huaj pasi të njëjtit kishin mashtruar viktimën mashkull kosovar duke i shitur atij një sasi ari e cila ishte e falsifikuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

                                 Drejtoria Rajonale Ferizaj

 

INCIDENTET KRIMINALE

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj, 18.05.2022-22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar qe dyshohet për shite blerje të substancave narkotike, gjate kontrollit te tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogle qe dyshohet substancë narkotike marihuanë, foli alumini për mbështjelljen e narkotikeve, një peshore digjitale e cila përdoret për matjen e narkotikeve, qese te vogla për paketimin e narkotikeve ne sasi te vogla, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, rasti i referohet njësitit të antidrogës .

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr. Besim Qarri, Ferizaj 18.05.2022 – 15:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar.

PKK. Vermicë, 18.05.2022-18:00. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit.

                                   Drejtoria Rajonale Prizren

 

INCIDENTET KRIMINALE

VDEKJE E DYSHIMTË

Mamushë  17.05.2022 – 16:30-00:00. Viktima mashkull kosovar dyshohet   se derisa ka qenë duke punuar me traktor në tokën e bujqësisë, është rrokullisur  dhe si pasoj ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

 

PËRDORIM I PAUTORIZUAR I ARMES&SHKAKTIM I RREZIKUT Të PËRGJITHSHËM&KANOSJE

Lagjeja Baqec, Mushtisht 18.05.2022 – 19:39. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar pasi qe kishin pasur një marrëveshje për disa punime ne shtëpi, pasi qe viktima ka shkuar në oborrin e te  dyshuarit i njëjti ka shtënë me armë zjarri ne hapësirë (ajër). Njësiti policor  kane sekuestrua armen 40 fishek dy karikator,  arma ka qenë me leje afati  skadimi me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar ne mbajtje, nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar.

 

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Rr. Ismet Jashari , Prizren, 18.05.2022-22:50. Njësiti policor gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit të i njëjti në xhepin e tij është gjetur dhe konfiskuar 0.51 gramë substancë  e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është informuar prokurori, rasti shkon ne procedurë te rregullt.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. Ismail Qemaili, Prizren 18.05.2022 – 13:10. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë, ka goditur  veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime ka pësuar viktima, dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Rasti në procedurë të rregullt.

 

                                   Drejtoria Rajonale Pejë

 

INCIDENTET KRIMINALE

VRASJE NË TENTATIVË & PJESËMARRJE NË RRAHJE 

Rr. Abedin Rexha, Klinë 18.05.2022 – 13:39. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje në mes veti. Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë shtënë edhe me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave me armë dy të dyshuar janë plagosur. Të plagosurit janë dërguar në tretman mjekësorë, dhe të njëjtit sipas raportit mjekësorë janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar; dy pistoleta, 15 fishekë, dy gëzhoja, një sprej dhe një brisk. Me vendim të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ku tre prej të dyshuarave janë dërguar në mbajtje, ndërsa  dy të dyshuarit  tjerë të plagosur janë në tretman mjekësor nën mbikëqyrje policisë.

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Fsh. Vitomiricë 01.05.2022 – 15:30. Me datën 17.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti 01.05.2022 pasi kishte shkaktuar aksident me veturën e tij me një motoçikletë e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

VJEDHJE

Fsh. Gurrakoc, Istog 17.05.2022 – 22:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti i kishte vjedhur automjetin viktimës mashkull kosovar. Automjeti i është kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

SHTYTJE NË VETËVRASJE

Pejë 18.05.2022 – 09:15. Bazuar në hetimet fillestare viktima ka tentuar të vetëvritet pasi ka qenë e shtytur nga  djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është në kërkim policor.

 

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Rr. Agim Qelaj, Pejë 18.05.2022-22:20. Njësiti policor ka ndaluar te dyshuarin mashkull kosovar dhe te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël substancë narkotike e llojit marihuanë i dyshuari është sjelle në stacion policor dhe pas intervistimit me konsultim me prokurorin i njëjti dërgohet ne mbajtje.

 

Raport shtesë

GRABITJE

Fsh. Polac, Skenderaj 10.10.2019 -01:53. Lidhur me rastin, me datën 18.05.2022 është arrestuar në pikë kalimin kufitar, PKK-Vërmicë i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi për të njëjtin ishte lëshuar urdhër arrest nga gjykata me dyshimin e bazuar se i njëjti kishte kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fsh. Vrellë, Istog 18.05.2022 – 12:05. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ka goditur viktimën mashkull kosovar – këmbësor (fëmijë), i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë. Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

                                                                                                

                                  Drejtoria Rajonale Gjakovë

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

   Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

                             Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug

 

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM I LEHTË TRUPORË

Vushtrri 18.05.2022-08:55. Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit si pasoj e një mosmarrëveshje të me hershme rreth një kontesti pronësorë janë përleshur fizikisht  dhe rrahur në mes veti. Si pasoj e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit të dyshuari janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

DHUNË NË FAMILJE

Mitrovicë 16.05.2022  Me datën 18.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Azem Bejta, Skenderaj 18.05.2022 – 16:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit te i njëjti në posedim është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 7 copë fishek. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

RASTET TJERA – NGJARJET :

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

                             Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri

 

INCIDENTET KRIMINALE

  Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

  Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE

 

INCIDENTET KRIMINALE

KONTRABANDË ME MALLRA-KAFSHË

SPMK-Zhegër, Viti 18.05.2022 – 13:30. Njësitë policore kanë ndaluar një automjet transportues  kamion të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, dhe gjatë kontrollit kanë vërejtur se i njëjti ishte duke transportuar 50 krerë dele për të cilat nuk posedonte dokumentacion të rregullt përcjellës. Me urdhër të prokurorit delet janë konfiskuar dhe dërgohen në terminal doganor dhe në mungesë të vendit për mbajtje Dogana të dyshuarit i ka lëshuar vendim për mos tjetërsim të kafshëve dhe ti mbaj në fermën e tij ku dhe si garancion i dyshuari në doganë ka depozituar 2500euro, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Aeroporti Adem Jashari, Prishtinë (NN) 18.05.2022 – 20:45. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar.

 

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME
 

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 24
Aksident trafiku  me dëme materiale 28
Tiketa trafiku të shqiptuara 1675
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 0
Persona të arrestuar 32
Persona në mbajtje 11
Persona në ndalim policor  2
Persona në vuajtje të dënimit 4
 

Me respekt

       Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 

                                  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

                                  Rruga ,,Luan Haradinaj” Prishtinë

                  Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

                                   Email: [email protected]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *