Këngëtarja e njohur kosovare, Donjeta Morina, ditën e mërkurë publikoi hitin e ri.
“Dashnia m’paska qorru’, titullohet projekti të cilin e vizualizoi me një klip artistik, shkruan Indeksonline.
Edhe kësaj radhe mori vëmendje me paraqitjen e saj artistike dhe plotë stil.
Për tekstin është kujdesur vet artistja, ndërsa për muzikën dhe producimin u përkujdes Bini Diez.
Pas publikimit, kjo këngë po pëlqehet mjaftë nga fansat duke marrë klikime të shumta në të gjitha platformat.