Pjesë nga raporti 24 orësh-Policia e Koosvës:
Mitrovicë, 19.05.2022-09:30.Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga vajza e saj e dyshuara femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Vushtrri, 19.05.2022. Viktima femër kosovare ka njoftuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka tentuar që ta sulmoi fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Vushtrri , 19.05.2022-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktima pasi i është ofruar tretman mjekësor në emergjencë në Vushtrri, së bashku me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.