Një anëtar i ekipit të sigurisë së presidentit amerikan Joe Biden u arrestua në Korenë e Jugut për një konflikt në gjendje të dehur. Ai u ndalua në orët e para të së enjtes pasi u përfshi në një grindje rreth një taksie.
Ai u akuzua se kishte sulmuar një shtetas të Koresë së Jugut në gjendje të dehur një ditë para vizitës së Biden, tha policia.
I njëjti u arrestua në orët e para të së enjtes pasi u konfliktua për një taksi, tha një oficer i policisë së qarkut Yongsan.
Ngjarja ka ndodhur para hotelit Grand Hyatt, ku pritej Biden.
Një oficer policie nuk e zbuloi emrin apo informacione të tjera për të dyshuarin.
Ministria e Punëve të Brendshme nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Biden mbërriti në Seul të premten dhe Koreja e Jugut do të jetë ndalesa e tij e parë në udhëtimin e tij të parë në Azi në mandatin e tij presidencial.
TV Chosun, stacioni televiziv i Koresë së Jugut që raportoi për herë të parë incidentin, tha se i dyshuari ishte rreth të 30-ave dhe ishte arrestuar pasi një mysafir i hotelit thirri policinë.