Nga raporti 24 orësh-Policia e Kosovës:
Obiliq, 19.05.2022-21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në kamionetën e tij kishte ngarkuar thëngjill që e kishte vjedhur dhe i njëjti ka tentuar të ikë. Në konsultim me prokurorin, kamioneta me thëngjill është sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.