Një eskalim i debatit mes pozitës dhe opozitës ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Podujevës.
Derisa po debatonin për situatën në sektorin e arsimit në këtë komunë, asamblisti i LDK-së, Ekrem Rrahmani, ka humbur durimin, duke u ngritur në këmbë dhe ka lagur me ujë drejtorin e Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu. Kjo situatë ka bërë që të ndërpritet mbledhja e Kuvendit Komunal, raporton “tëvë1”