Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka raportuar të premten se Rusia ka humbur 28,700 trupa në Ukrainë që nga 24 shkurt kur kanë filluar luftimet Rusi-Ukrainë.
Forcat e Armatosura të Ukrainës raportuan më 20 maj se Rusia ka humbur në luftimet e deritanishme edhe 1,263 tanke, 3,090 transportues të blinduar të personelit, 2,162 automjete dhe tanke karburanti, 596 sisteme artilerie, 200 sisteme raketash të shumëfishta, 93 sisteme të mbrojtjes kundërajrore, 168 helikopterë, 24 UAV dhe 13 varka.