Në palestrën e sporteve “Karagaçi” në Pejë sot është mbajtur turneu ndërkombëtar i xhudos “Judo for Peace”, ku morën pjesë rreth 100 garues nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i zi.
Në këtë turne ishin prezent Kryetari i Federatës Agron Kuka i cili e hapi garën, prezent ishte edhe Kampionja Olimpike Majlinda Kelmendi dhe kontribues e veteranë të xhudos kosovare, ku e përcollën garën nga afër.
Ky turne është organizuar nga Federata e xhudos e Kosovës në bashkëpunim me klubin e xhudos “Ippon” nga Peja.
Sot u zhvilluan ndeshje të bukura e atraktive në një atmosferë të bukur sportive.
Turneu është zhvilluar për këto grupmosha: Kadetë dhe Senior.
Pjesmarrës kanë qenë klubet: KXh “Ippon”, KXh “Trepça”, KXh”Llapi”, KXh “Polici”, KXh “Sankaku”, KXh “Studenti”, KXh “Peja”, KXh “Kastrioti” si dhe ekipi nga Shqipëria dhe Mali i zi.
Drejtësinë në këtë garë e ndanë këta gjyqtarë: Fatmir Salihaj dhe Linda Cena.
Klubi më i suksesshëm për meshkuj dhe femra me 10 medalje të arta, 3 të argjendta dhe asnjë të bronztë u shpall KXh “Ippon” Pejë, me 4 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 5 të bronzta në vendin e dytë u radhit Shqipëria, me 2 medalje të arta, asnjë të argjendtë, dhe 1 të bronztë në vendin e tretë radhitet KXh “Trepca” Mitrovicë dhe me 2 të arta, asnjë të argjendtë dhe asnjë të bronztë në vendin e tretë radhitet KXh”Sankaku” Fushë Kosovë.
Fituesit e medaljeve të arta sipas grupmoshave dhe kategorive:
Kadetë (U18):
Meshkujt
Kategoria -55kg
1.Uvejs Nesimi “Trepca” Mitrovicë
Kategoria -60 kg
1.Euron Nazifi “Kastrioti“ Ferizaj
Kategoria -66 kg
1.Muhamed Berisha Mali i zi
Kategoria -73 kg
1.Jon Veseli “Sankaku” Fushë Kosovë
Kategoria -81 kg
1.Blin Kuka “Ippon” Pejë
Kategoria +90 kg
1.Alion Agolli Shqipëri
Femrat
Kategoria -48 kg
1.Klevisa Fejza Shqipëri
Kategoria -52 kg
1.Sara Osmani ”Studenti” Vushtrri
Kategoria -57 kg
1.Erisa Brahimaj Shqipëri
Kategoria -63 kg
1.Rrezarta Alimi “Polici” Prishtine
Kategoria -70 kg
1.Nora Begu “Trepca” Mitrovicë
Senior
Meshkujt
Kategoria -60 kg
1.Muhamedin Veseli “Sankaku” Fushë Kosovë
Kategoria -66 kg
1.Dion Sharapolli ”Ippon” Pejë
Kategoria -73 kg
1.Dardan Cena “Ippon” Pejë
Kategoria -81 kg
1.Arbër Kullashi “Ippon” Pejë
Kategoria -90 kg
1.Erson Ramaj Shqipëri
Kategoria -100 kg
1.Rios Kuka ”Ippon” Pejë
Kategoria +100 kg
1.Shpati Zekaj ”Ippon” Pejë
Femrat
Kategoria -52 kg
1.Erza Muminoviq “Ippon” Pejë
Kategoria -57 kg
1.Fatjona Kasapi ”Ippon” Pejë
Kategoria -63 kg
1.Flaka Loxha ”Ippon” Pejë
Kategoria -70 kg
1.Laura Fazliu “Ippon” Pejë
Kategoria -78 kg
1.Loriana Kuka ”Ippon” Pejë