Rusia do të konsiderojë shkëmbimin e mbrojtësve të Mariupolit për Medvedchuk. Leonid Slutsky, një anëtar i delegacionit rus në bisedimet me Ukrainën, tha se Rusia do të konsideronte shkëmbimin e ushtarëve ukrainas të cilët u morën nga Rusia si robër lufte në Mariupol me deputetin ukrainas  pro-Kremlinit, aleatin e Putinit, Viktor Medvedchuk. Ushtarët ukrainas u dorëzuan më herët në maj, pasi mbrojtën fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal në Mariupol, në rajonin e Donetskut, për muaj të tërë. Medvedchuk aktualisht është nën arrest për një rast tradhtie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *