AAK ka zgjedhur spt liderët lokal në degët e Malishevës dhe Pejës. Njoftimet i ka dhënë vetë lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj.
Më poshtë mund t’i lexoni njoftimet:
“Degën e Aleancës në Malishevë nga sot do ta udhëheq z. Luan Morina. Ai ka mbaruar Master në Administratë Publike, dhe vjen nga një familje atdhetare. Vet Luani, ishte pjesë e organizimeve të hershme ilegale për çlirimin e vendit e më pas luftëtar i dalluar i UÇK-së.
Shumë suksese Luanit dhe udhëheqjes së re të AAK-së në Malishevë.”
“Pamje të bukura nga Peja.
Në Kuvendin zgjedhor të Aleancës, kryefjala sot ishte rikthimi.
Urova sukses për kryetarin e zgjedhur Dr. Ali Berisha dhe udhëheqjen e re, drejt fitores së radhës dhe rikthimit të Aleancës në Pejë, sepse Peja meriton më shumë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *