Një qytetar ka rënë në një lumë sot në Klinë. Policia dhe zjarrfikësit, po vazhdojnë kêrkimin e qytetarit.
Një dëshmitar sot duke ecur përskaj lumit, ka vërejtur një person teksa po mbytej në lumë. Ai tha për mediumin lokal Klina info se u hodh në ujë për ta shpëtuar, por thellësia ishte e madhe dhe për pak sa nuk e mori uji.
Ngjarja ka ndodhur në Klinë, afër vendit “Ura e Haxhisë”.